×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri për emërimin e djalit të Haxhi Shalës konsull në Çeki: Ofendim për shtetin e qytetarët

    FrontOnline
    25 Nëntor 2020

    Ish-kryetari i PSD-së, Visar Ymeri ka reaguar lidhur me emërimin e djalit të Haxhi Shalës, konsull në Pragë të Çekisë.

    Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Ymeri ka shkruar se Kosova është në një fazë të brishtë sa i përket përfaqësimit diplomatik.

    “Emërimet e njerëzve që nuk plotësojnë kriteret minimale dhe që nuk zotërojnë aftësi të (para)dëshmuar për diplomaci, përveç se ofendim për shtetin e qytetarët, janë edhe shumë të dëmshme për shtetndërtimin dhe subjektivizimin tonë ndërkombëtar. Prandaj ky emërim, bashkë me emërimet e tjera të ngjashme, duhen mënjëherë të shfuqizohen”, ka shkruar Ymeri.

    Sipas tij, Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca duhen urgjentisht ta fillojnë procesin e plotësimit të vendeve të zbrazëta diplomatike me njerëz të duhur, me përvojë politike.

    Postimi i tij i plotë:

    Jemi në një fazë jashtëzakonisht të brishtë, për sa i përket përfaqësimit tonë diplomatik. Praktikisht ka një kohë të gjatë që kur Kosova nuk ka politikë të jashtme efektive, ndërkohë që po ashtu ballafaqohemi me një fushatë shumë aktive e fatkeqësisht të efektshme të Serbisë. Nuk mjafton konstatimi se pushteti i sotëm në Serbi përbëhet nga ish-bashkëpunëtorët e regjimit të Millosheviqit dhe se Serbia nuk e ka bërë shkëputjen me të kaluarën e saj.

    Përfaqësimi ynë jashtë vendit është edhe mekanizëm i rëndësishëm për rrëfimin e së vërtetës për Kosovën dhe për domosdonë e ekzistencës së Republikës sonë. Për këtë na duhen njerëz të përkushtuar dhe të aftë. Pra, ata që postin e tyre diplomatik e marrin seriozisht, duke iu përkushtuar me vetëmohim dhe duke dëshmuar se kanë aftësi për ta përfaqësuar të vërtetën tonë politike dhe shtetërore, si dhe orientimin e saj progresist për të ardhmen.

    Nuk e di a janë të vetëdijshëm zyrtarët qeveritarë për këto nevoja urgjente të Kosovës. Por, lajmi i fundit për emërimin e djalit të deputetit Shala, si Konsull i përgjithshëm në Pragë, tregon qartazi se nuk janë.

    Emërimet e njerëzve që nuk plotësojnë kriteret minimale dhe që nuk zotërojnë aftësi të (para)dëshmuar për diplomaci, përveç se ofendim për shtetin e qytetarët, janë edhe shumë të dëmshme për shtetndërtimin dhe subjektivizimin tonë ndërkombëtar. Prandaj ky emërim, bashkë me emërimet e tjera të ngjashme, duhen mënjëherë të shfuqizohen.

    Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca duhen urgjentisht ta fillojnë procesin e plotësimit të vendeve të zbrazëta diplomatike me njerëz të duhur, me përvojë politike (të mos keqkuptohem jo partiake) dhe njohuri kulturore./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten mori pjesë në galambrëmjen e organizuar në 20-vjetorin e themelimit të programit të edukimit, Fondacioni...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës në një Qendër Tregtare, ka thënë se qeveria ka braktisur prodhuesit...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu ka akuzuar Ministrinë e Bujqësisë, se ka refuzuar të mbështesë projektet e “Kooperativës Bujqësore...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nesër do të mbajë një tubim në...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pas ndeshjes Rumani-Kosovë është shprehur se lojtarët e Kosovës treguan zemër e shpirt në këtë ndeshje. Ai...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku në një prononcim për “Front Online” thotë se premtimi i VV’së për padinë ndaj...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka deklaruar se tregu kosovar i naftës ka pasur një stabilitet të vazhdueshëm...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Mes dy personave në Lipjan ka ndodhur një mosmarrëveshje për një pronë e cila ishte në shqyrtim gjyqësor. Në lidhje me këtë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Gjatë një seance gjyqësore në Pejë, një burrë ka ofenduar dhe ka kanosur ish-bashkëshorten e tij dhe axhën e saj. Lidhur me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.