×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: Në zgjedhje kishte votë ndëshkuese, jo domosdoshmërisht votë fitoreje për Kurtin

    FrontOnline
    04 Mars 2021

    Ky është shansi jonë i fundit. Kjo ishte fjalia më e zakonshme që është dëgjuar nga qytetarët e Kosovës para dhe gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021, prandaj pritjet e qytetarëve nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë shumë të mëdha, më të mëdha se ndaj çdo politikani tjetër deri më tani.

    Kështu ka deklaruar të mërkurën Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv në Institutin “Musine Kokalari” në Prishtinë, në uebinarin e organizuar nga European Endowment for Democracy (EED) me seli në Bruksel, ku morën pjesë pjesë deputetët e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon dhe Lukas Mandl, si dhe përfaqësuesit nga Kosova (Vlora Çitaku, ish-ambasadore e Kosovës në Washington, Lavdim Hamidi, kryeredaktor i Front Online, Jovana Radosavljeviq nga Iniciativa e Re Sociale nga veriu i Kosovës), raporton portali “Front Online”.

    Për ish-bashkëpartiakun e tij, Albin Kurtin, Ymeri thotë se ka qenë i suksesshëm, siç thotë ai, në konstruktimin e të vërtetës së thjeshtë për ate se çka po ndodhë në Kosovë.

    “Njëzet vitet e pasluftës janë thjeshtësuar në një fjali të vetme se korrupsioni nuk po na lejon të zhvillohemi dhe se është pengesë e madhe. Edhe pritjet e qytetarëve janë ndërtuar në mënyrën që luftimi i korrupsionit është një mundësi për më shumë vende pune, më shumë zhvillim, liberalizim të vizave, arsim dhe shëndetësi më të mirë. Por, problemi qëndron këtu se ky thjeshtësim i së vërtetës, kurrë nuk është i vërtetë. Edhe nëse kjo është e vërtetë, kufizimet kohore mund të jenë më të gjata se pritjet e qytetarëve”, shprehet Ymeri.

    Ai thotë se më 14 shkurt është mbyllur një kapitull i së kaluarës dhe është hapur një kapitull i ri, pasi që, siç thotë Ymeri, votuesit deshën të largohen nga jo se çka kanë parë deri më tani në Kosovë.

    “Thjeshtë votuesit deshën që të largohen nga ajo se çka kanë parë deri më tani: korrupsion, nepotizëm, keqpërdorim, krim të të organizuar dhe shumë dështime tjera në shtetin e Kosovës, sidomos nga PDK-ja dhe LDK-ja”.

    Përkundër fitores prej rreth 50% në zgjedhjet e 14 shkurtit, Ymeri thotë se në gjysmën e parë të muajit të kaluar pamë më shumë një votë ndëshkuese për partitë tradicionale në Kosovë dhe jo domosdoshmëritë një votë fitoreje për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

    Për ish-liderin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, pasardhësin e tij në këtë subjekt politik dhe pretendentin kryesor për ta drejtuar Qeverinë e re të Kosovës e presin disa sfida, mes të cilave sigurimin e disa votave nga minoritetet për ta formuar Qeverinë, pasi që partia më e madhe në vend nuk do t’i ketë më shumë se 58 vota, përderisa pengesa tjetër është zgjedhja e presidentit.

    Nëse këto pengesa tejkalohen dhe formohen institucionet, Ymeri thotë se Qeveria e re duhet të merret me pasojat e pandemisë COVID-19, si në aspektin shëndetësor, ashtu edhe në atë ekonomik, dialogun me Serbinë, raportet me minoritetet, etj.
    /Front Online/

    Video:

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Kolonel Gazmend HOXHA me bashkëpunëtorë, sot priti në një takim zëvendëskomandantin e KFOR-it, Brigadier General...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka pritur sot në takim Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. Hargreaves përmes një shkrimi në...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Analisti politik, Arton Demhasaj, për FrontOnline, ka komentuar idenë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, që partitë që janë tani në opozitë,...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Në mesin e prillit, qindra hetues nga Gjermania dhe vende të tjera çmontuan një rrjet të madh mashtruesish telefonikë. Hetimet për rastin...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Izraeli ka vazhduar me sulmet ajrore, tash edhe në shtetin e Sirisë pas Gazës. Në sulmet ajrore izraelite në disa ndërtesa banimi...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim presidentin e Gracism...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump po përgatit ndryshime dramatike në ushtrinë amerikane. Është shtuar frika se do të ketë një pastrim...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim zëvendës-shefen e misionit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.