Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-deputeti, Visar Ymeri ka përkrahur zgjedhjen e Lumir Abdixhikut si kryetar të LDK-së.
Në një shkrim në Twitter, Ymeri ka thënë se Abdixhiku është zgjedhje e duhur për LDK’së.
Ai ka thënë se Abdixhiku nuk do ta ketë të lehtë pasi që LDK’ja është në gjendjen më të rëndë që nga themelimi, por ky subjekt e ka nisur mirë.
Shkrimi i plotë:
Lumiri është zgjedhja e duhur në LDK.
Është i qartë ideologjikisht, i qëndrueshëm politikisht, e i artikuluar mediatikisht.
Të lehtë nuk e ka. LDK është në gjendjen më të rëndë ç’prej themelimit.
LDK mirë e nisi sot. Pati pluralitet kandidatësh e pranim demokratik rezultati