×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

     Ymeri: Kriza energjetike po rëndon qytetarët dhe bizneset, varfëria energjetike në rritje

    FrontOnline
    22 Janar 2026

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, për FrontOnline, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e furnizimit me energji elektrike dhe pasojat që, sipas saj, kjo situatë po i shkakton qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë, duke theksuar se kriza energjetike po thellon pabarazinë sociale.

    Ymeri ka deklaruar se mungesa dhe shtrenjtimi i energjisë elektrike po i prek të gjithë qytetarët, por goditjen më të madhe po e marrin shtresat më të cenueshme të shoqërisë.

    “Preken të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, por më së shumti ata me të ardhura të ulëta, familjet me ndihmë sociale, të moshuarit dhe të papunët. Varfëria energjetike ka qenë prezente prej kohësh, por kjo rritje do ta thellojë më tej ndarjen mes atyre që mund t’ia lejojnë vetes ngrohjen dhe atyre që do të detyrohen të zgjedhin mes bukës dhe faturës”, ka thënë Ymeri, për FrontOnline.

    Sipas saj, pasojat e kësaj gjendjeje nuk janë vetëm ekonomike, por edhe sociale dhe politike, duke rritur ndjenjën e pasigurisë dhe mungesën e mbrojtjes institucionale për qytetarët.

    “Pabarazia sociale do të rritet, dhe bashkë me të edhe shkëputja, të paktën, e mbrojtjes së qytetarit nga shteti. Një pjesë e popullsisë, e pashpresë, do ta shikojë largimin nga vendi si rrugë të vetme”, ka theksuar ajo.

    Deputetja e LDK-së ka kritikuar edhe qasjen e pushtetit ndaj sektorit të energjisë, duke vlerësuar se problemet aktuale kanë mundur të shmangen.

    “E gjithë kjo ka pasur mundësi të shmanget. Edhe nëse nuk ka qenë faji i Kosovës, pushteti për pesë vite me radhë ka favorizuar tregtinë e energjisë elektrike në krahasim me interesin e qytetarit të Kosovës”, ka deklaruar Ymeri.

    Kosova në terr energjetik/ Njohësit: Po dëmtohet ekonomia dhe po rrezikohen rëndë bizneset

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.