Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se është problematike që Vjosa Osmani ka deklaruar në fushatë se ishte manipuluar nga LDK-ja për disa qëndrime kundër Kurtit.
“A garanton tash ajo se nuk do të manipulohet nga Albin Kurti?”, ka thënë Visar Ymeri në “Debat Plus”.
Ymeri thotë se janë tri zgjidhje për të dalë nga ngërçi i presidentit.
“Një zgjidhje është të paraqitet një kandidat konsensual i opozitës ose i së paku dy prej tri grupeve parlamentare të opozitës. Një tjetër zgjidhje do të ishte opozita të merret vesh me Vetëvendosjen për një kandidat tjetër konsensual që do të ishte i pranueshëm nga të gjithë, e që kjo do të ishte zgjidhja me e mirë. Zgjidhja tjetër është të shkohet dhe të votohet zonja Osmani”.
Ish-deputeti thotë se do të ishte problematike shkuarja e serishme në zgjedhje pasi sipas tij shumë pak gjëra elektoralisht do të ndryshonin.