Aktorja Thandiwe Newton është ndarë nga bashkëshorti i saj prej 24 vitesh dhe i është kërkuar të kërkojë këshillim.
Ylli, 49 vjeç, la në mënyrë dramatike rolin e saj në filmin e tretë “Magic Mike” dhe besohet se po lufton me gjendje të rënduar psikike mes ndarjes nga Ol Parker, 52 vjeç, me të cilin ka tre fëmijë.
Ajo fluturoi nga Londra në ShBA javën e kaluar dhe ekipi i saj shpreson të marrë mbështetjen e saj mes frikës se ajo është në “një moment të keq”, shkruan The Sun.
Thandiwe “e stresuar” thuhet gjithashtu se ka shkarkuar nga puna agjentin e saj në Mbretërinë e Bashkuar pas tri dekadash bashkëpunimi.
Javën e kaluar, tabloidi britanik The Sun tregoi se si ajo ishte përfshirë në një sherr në xhirimet e “Magic Mike’s Last Dance” me aktorin Channing Tatum.