×
  • Sport
  • Sport

    Ylli, një hap afër titullit

    FrontOnline
    09 Maj 2021

    Ylli e ka mundur Pejën me shifrat 75:73 (24:20, 10:23, 21:12, 20:18), në një përballje dramatike, që u vendos në sekondat e fundit.

    Tani skuadra therandase avancon 2:0 në serinë finale të “Play-offit” në FIVE STAR Superligë, derisa skuadra që shënon tri fitore, shpallet kampione. Sfida e radhës zhvillohet të martën në Pejë.

    Sfida nisi e baraspeshuar me dy skuadrat e motivuara për të fituar, duke luftuar për çdo top. Në fund të çerekut të parë vendasit ishin paksa më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 24:20.

    Por, mysafirët ishin shumë më të mirë në periudhën e dytë, duke pasur epërsi deri në 15 pikë, 27:42, kurse pjesa e parë përfundon me shifrat 34:43.

    Atë që e bënë mysafirët në periudhën e dytë, e bënë vendasit në periodën e tretë, kurse për pejanët mungesë ishte edhe lëndimi i Laron Dendyt. Skuadra nga Theranda e fitoi periudhën e tretë 21:12, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 55:55. 10 minutat e fundit ishin mjaft interesante, ku pejanët ishin në epërsi 62:69 dhe 67:73, por në momentet vendimtare vendasit ishin më të përqendruar, derisa 26 sekonda nga fundi, një tre pikësh nga Erjon Kastrati ishte vendimtar për 74:73.

    Te Golden Eagle Ylli u dalluan Erjon Kastrati me 15 pikë e 7 asistime, Valon Bunjaku me 15 pikë e 7 asistime, Demetris Morant me 17 pikë e 10 kërcime,

    Gëzim Morina me 14 pikë e 6 kërcime dhe Elyjah Clark me 12 pikë e 7 kërcime, ndërsa te Peja u dalluan Brandon Walters me 14 pikë e 20 kërcime, Dardan Berisha me 29 pikë dhe Lis Shoshi me 10 pikë e 10 kërcime./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport25 Korrik 2025
    Qendërmbrojtësi i mirënjohur kosovar, Arbër Prekazi është rikthyer te Feronikeli ’74, pas një aventure me Malishevën. Ai u rikthye te Nikli, pas...
    Sport25 Korrik 2025
    Arsenali ka nisur kontaktet me Ajaxin për të tentuar transferimin e Jorrel Hatos, një prej mbrojtësve me më shumë potencial në futbollin...
    Sport25 Korrik 2025
    FC Prishtina ka arritur një barazim pa gola (0-0) në përballjen e parë ndaj Larne FC në kuadër të raundit të dytë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pothuajse një e treta e banorëve të Gazës “nuk po hanë për ditë të tëra”, tha agjencia për ndihmë ushqimore e Kombeve...
    Lajme25 Korrik 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për mbylljen e përkohshme të pishinës së Gërmisë, duke e quajtur atë...
    Lajme25 Korrik 2025
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se Gjykata e Lartë e Beogradit – Departamenti për...
    Lajme25 Korrik 2025
    Mendimi për motin – 25.07.2025 Kulminacioni i kësaj vale të nxehtit që përfshiu vendin gjatë kësaj jave po parashihet të jetë ditën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë apel për shfrytëzim racional të ujit, duke njoftuar se kapacitetet e trajtimit janë duke u...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se kishte një shans 50-50 ose ndoshta më pak që Shtetet e Bashkuara të arrinin...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.