×
  • Sport
  • Sport

    Ylli, kampion i Kosovës

    FrontOnline
    11 Maj 2021

    Ylli ka mundur Pejën 67:70 (24:14, 17:20, 13:23, 13:13), në ndeshjen e tretë finale të “play-offit” në Superligën e Kosovës në basketboll.

    Ylli u shpall për herë të parë kampion i Kosovës, pasi në finale triumfoi me seri 3:0.

    Ylli e nisi ndeshjen më mirë me një epërsi 0:6, por më pas erdhi kundërpërgjigja e pejanëve, që ishin shumë më të mirë në çerekun e parë, ku kishin eëpërsi 24:11, derisa kjo pjesë përfundon 24:14. Lojë më e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e dytë. Mysafirët arrijnë të ngushtojnë shifrat në 32:27, por më pas shkëputen sërish pejanët, kurse pjesa e parë përfundon 41:34.

    Lojë shumë interesante u zhvillua në periodën e tretë, ku skuadra nga Theranda me kalimin e minutave arrin të shkrijë epërsinë dhe të kalojë në epërsi 52:55, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:57.

    Lojë shumë interesante u zhvillua në 10 minutat e fundit me shumë dramë. Ylli kishte epërsi 59:66, por rikthehet Peja me një seri prej 7:0, duke kaluar në epërsi 67:66.

    Megjithatë, në momentet vendimtare, therandasit ishin më të vëmendshëm dhe triumfuan 67:70./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës e ka lëshuar mbrëmë stadiumin në minutat e fundit të ndeshjes kundër Rumanisë pas thirrjeve raciste që janë bërë...
    Sport16 Nëntor 2024
    Ish-kryetari i Ligës Profesioniste të Rumanisë, kosovarët i ka quajtur “njerëz të egër”. Ky deklarim i tij vjen pas ndërprerjes së ndeshjes...
    Sport16 Nëntor 2024
    Federata e Futbollit të Kosovës ka dënuar ashpër provokimet dhe sjelljet raciste që ndodhën gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës...
    Të tjera
    Vip16 Nëntor 2024
    Burimi e ka pyetur Anisën nëse ajo mendon që brenda shtëpisë mund yë ketë dashuri të vërtetë. Ajo është përgjigjur se secili...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pranë Xhamisë së Llapit, sot u zbulua monumenti i dëshmorit, Ismet Krasniqi. Vendi ku i ngrit ky monument, është vendi ku Krasniqi...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se mbrëmë është mbrojtur shteti i Kosovës nga lojtarët në Bukuresht, ndërsa tha se dënon...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten mori pjesë në galambrëmjen e organizuar në 20-vjetorin e themelimit të programit të edukimit, Fondacioni...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës në një Qendër Tregtare, ka thënë se qeveria ka braktisur prodhuesit...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu ka akuzuar Ministrinë e Bujqësisë, se ka refuzuar të mbështesë projektet e “Kooperativës Bujqësore...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.