Kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të përfundimit të këtij edicioni në Superligën e Kosovës.
Përveç luftës së “nxehtë” për titullin e kampionit, garë interesante po zhvillohet edhe në pjesën e poshtme të tabelës, shkruan FrontOnline.
Trepça ’89, Arbëria, Feronikeli, Llapi dhe Drenica janë në garë të ngushtë për mbijetesë.
Momentalisht, punët më së keqi i ka skuadra e Trepçës ’89, e cila ndodhet në vendin e nëntë tabelë, vend ky që dërgon automatikisht në Ligën e Parë.
Deri në fund të kampionatit, ish-kampioni i Kosovës përballet me Gjilanin, Ballkanin dhe Drenicën, derisa optimizmi te “Minatorët” është i madh.
Sulmuesi i Trepçës ’89, Arbnor Muja është shprehur optimist për skuadrën e tij.
“Kemi tri ndeshje vendimtare, do t’i qasemi secilës për fitore. Mendoj që me angazhim maksimal do t’ia dalim”, ka thënë ylli i skuadrës që drejtohet nga Shpëtim Idrizi.
Pavarësisht se e sheh si “luftë të ashpër”, Muja thotë se ka besim te Trepça ’89.
“Është luftë e ashpër, por jo e pamundur. Kemi shumë besim ne si skuadër që do t’ia dalim”, deklaroi për FrontOnline Arbnor Muja./FrontOnline/
Arbnor Muja konfirmon për FrontOnline interesimin e klubeve turke për shërbimet e tij