Kosova ka pësuar humbje dinjitoze nga superfuqia botërore e futbollit, Spanja.
Në “La Cartuja” të Sevillës, Spanja ishte nikoqire e “Dardanëve”, shkruan FrontOnline.com
Ndeshja e vlefshme për ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022” i takoi Spanjës me rezultat 3:1.
Dani Olmo që i shënoi sonte Kosovës, pas ndeshjes tha se Kosova u lodh shumë në pjesën e parë.
“Pasi shënuam golin e parë ishte gjithçka më e lehtë. Kosova ishin të mirë, por u lodhën shumë në pjesën e parë dhe nuk mund ta mbanin ritmin në pjesën e dytë”, ka deklaruar ylli i RB Leipzigut. /FrontOnline/