Ylli i Kosovës, Blendi Idrizi ka reaguar pas fitores së sotme të Kosovës përballë San Marinos.
Në miqësoren e sotme në “Fadil Vokrri”, Kosova e “demoloi” San Marinon me rezultat 4:1, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, futbollisti i Schalkes i cili debutoi sot me Kosovën, tregoi mes tjerash se kujt do t’ia jap fanellën që e djerësiti.
“Debutimin nuk mund ta përshkruaj me fjalë, ndërsa ishte ndeshje e veçantë për mua. Kanë qenë ditë të mira për mua dhe më kanë pritur shumë mirë të gjithë. Fanellën sigurisht se do t’ia jap ndonjë anëtari të familjes”, ka thënë Idrizi për “SS Kosova”./FrontOnline/