×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i rumunëve pret fitore ndaj Kosovës

    FrontOnline
    12 Nëntor 2024

    Rumania dhe Kosova do të përballen të premten mbrëma në Bukuresht në ndeshjen vendimtare për Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

    Rumunët kanë kapital prej tre golash nga ndeshja e parë që ishte luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa e presin me optimizëm ndeshjen me Dardanët.

    Sidoqoftë, lojtarët rumunë janë të shqetësuar më shumë rreth një eskalimi eventual të situatës, duke e pasur parasysh se një ndeshje e përparshme mes tyre ishte ndërprerë përkohësisht shkaku i pankartave dhe thirrjeve anti-shqiptare.

    Futbollistët rumunë shpresojnë që të mos ketë probleme të theksuara në ndeshje me ekipin e Franco Fodës, ndonëse pret realisht që të ketë vërshëllima gjatë himnit shtetëror të Kosovës.

    “Shpresojmë që në ndeshje me Kosovën të jetë stadiumi i mbushur me 50 mijë tifozë. Shpresoj të jemi në gjendje t’i gëzojmë ata me rezultat pozitiv në fund. Gjithashtu, uroj të mos ketë probleme në stadium dhe ne të luajmë të qetë në fushën e blertë”, deklaroi përfaqësuesi rumun, Razvan Marin.

    Rumunët kanë paralajmëruar “hakmarrje” ndaj Kosovës për pritjen, që sipas tyre ka qenë “armiqësore”, ku ishte vërshëllyer himni rumun para lojës.

    “Urojmë të mos ketë probleme, nuk është një revansh për ne, por për ata. Është e dukshme se tifozët do ta vërshëllejnë himnin e tyre, edhe pse shpresojmë që kjo të mos ndodh. Ne jemi të fokusuar te loja, duam të fitojmë përmes një loje të mirë, njëjtë siç kishim bërë edhe në udhëtim. Ne e kemi mendjen tek Kupa e Botës, ku synojmë të shkojmë”, vazhdoi ai. /Gazeta Express/

    Nga Rubrika
    Sport13 Nëntor 2024
    Claudio Ranieri u prit nga qindra mbështetës të Romës në kthimin e tij nga një takim me pronarin e klubit Dan Friedkin...
    Sport13 Nëntor 2024
    Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditën e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e...
    Sport13 Nëntor 2024
    Mediat në Pragë nuk janë aspak të qeta. Kombëtarja e Çekisë do të luajë këtë të shtunë në Tiranë ndaj Shqipërisë, dhe...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ferid Agani nga Lista për Familje ka thënë se është kundër edukatës seksuale në shkolla me këtë model të MAShT-it. Agani në...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po bënë hajgare me deklarata se ”1 mijë ushtarë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën shkëmbyen mendime për situatën...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për takimin me fermerët nga Prishtina, për të cilët ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.