Real Madridi nuk bëri fare biznes gjatë muajit gusht, ani pse ata ishin shumë afër që të ndanin rrugët me Dani Ceballos në ditët e fundit të afatit kalimtar.
Mesfushori kishte bërë kërkesë për largim, ani pse ajo nuk u bë realitet pasi klubet e interesuara nuk plotësuan kushtet financiare që u vendosën nga ‘Los Blancos’.
Relevo ka raportuar se spanjolli ishte i ‘shkatërruar’ për faktin se nuk ia doli të transferohej në ‘Benito Villamarin’, pasi Betisi ishte në gjendje të ofronte vetëm shtatë milionë euro për 50 për qind të kartonit të Ceballos.
Përkundër faktit se transferimi dështoi, Ceballos dhe Betis janë të vendosur që të ribashkohen në të ardhmen.
28-vjeçari ishte bërë pjesë e Realit në vitin 2017 pikërisht nga Betisi për shumën e 16 milionë eurove./Telegrafi/