Rodrygo ishte një lojtar tejet i rëndësishëm për Carlo Ancelottin vitin e kaluar, duke luajtur titullar në 12 ndeshje në Ligën e Kampionëve, aty ku shënoi pesë gola dhe asistoi në dy të tjerë.
Meqenësë Rodrygo po vuan për të gjetur minuta në kryeqytetin spanjoll, duket se kjo ka krijuar një mundësi perfekte për klubet angleze që të shprehin interesimin e tyre.
Sipas mediumit spanjoll Fichajes, Man City janë të gatshëm të bëjnë një ofertë prej 150 milionë eurosh për Rodrygon, teksa edhe Liverpooli më herët ishte lidhur me një transferim të mundshëm të tij./Telegrafi/