Marco Verrati është lojtari që ka rezulutar pozitiv me koronavirus te Paris Saint-Germaini.
Lajmi është konfirmuar nga klubi francez, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
“Pas testit të fundit të PCR-së Sars-Cov2, Marco Verratti është konfirmuar pozitiv. Prandaj ai do të respektojë izolimin dhe i nënshtrohet protokollit të duhur shëndetësor” – thuhet në njoftimin e klubit nga kryeqyteti francez.
Kësisoj, mesfushori italian nuk do të paraqitet në ndeshjen çerekfinale në Ligën e Kampionëve që PSG eluan ndaj Bayern Munichit më 7 prill. Verratti gjithashtu nuk do luaj as në këtë fundjavë ndaj Lille.