Aktorja bullgare Lorina Kamburova vdiq në fillim të kësaj jave në moshën 29 vjeçe, nga efektet e koronavirusit. Agjencia e saj në rrjetet sociale konfirmoi se aktorja kishte ndërruar jetë dhe ata i shprehën ngushëllimet familjes dhe miqve të saj.
Gjatë premierës së filmit ‘Love and Monsters’, aktorja u infektua nga virusi, kështu që nuk mund të merrte pjesë në premierë, por ndiqte gjithçka përmes telefonit të saj celular. Edhe pse roli i saj i fundit ishte në një komedi ruse, ajo u bë e famshme përmes punës së saj në filma horror në Hollivud.
Roli i saj më i famshëm ishte në filmin ‘Leatherface’, i cili është një vazhdim i filmit horror të hitit ‘Texas Chainsaw Massacre’. Ajo gjithashtu luajti në filmat ‘Doom: Annihiltion’, ‘Nightworld’ dhe ‘Day of the Dead: Bloodline’. Përveçse aktore, ajo ka punuar si modele dhe ka qenë gjithashtu pjesë e grupit ‘Ross’N Lorina’./FrontOnline/