Aktorja 53-vjeçare Donna D’Errico, e njohur më shumë për rolin e saj si Donna Marco në serinë e popollarizuar ‘Baywatch’, në të cilin ajo luajti në vitet 1990, postoi një foto me bikini të bardha dhe tregoi trupin e saj perfekt.
Në një seri fotografish, Donna ka pozuar me një çadër, dhe takat e larta i kanë theksuar këmbët e gjata. Ndjekësit nuk kursyen asnjë kompliment. “Ju dukeni mahnitëse, si gjithmonë”, “Ju keni buzëqeshjen dhe sytë më të bukur”, “Ju jeni thjesht perfekte”, “Kjo grua është nga një planet tjetër”, “Ju po bëheni më e bukur me moshën”, “Hyjnesha”, janë vetëm disa nga komentet.
Donna ishte e martuar me muzikantin Nikki Sixx nga 1996 deri në divorcin e saj në 2007./FrontOnline/