Njëri ndër futbollistët më të rëndësishëm që aktivizohet te skuadra e Ballkanit është Kushtrim Gashi.
Mesfushori dukagjinas që kishte probleme me lëndime këtë edicion, shquhet për paraqitjet fenomenale të tij në mesfushë, raporton FrontOnline.
Pavarësisht lëndimeve, ish-anëtari i Vëllaznimit arriti të regjistrojë 21 paraqitje me Ballkanin këtë edicion në elitën e futbollit kosovar.
Pas përfundimit të edicionit, Gashi është “vërshuar” nga oferta të shumta prej klubeve nga Kosova dhe Shqipëria.
Megjithatë, FrontOnline nga burime të sigurta pranë futbollistit mëson se Gashi do t’i “qëndrojë” besnik klubit nga Suhareka.
Gashi ka kontratë edhe për një vit te Ballkani, andaj e ka ndarë mendjen ta respektojë marrëveshjen me Ballkanin.
Ndryshe, Ballkani këtë edicion e mbylli në vendin e tretë në Superligë, duke dështuar ta fitojë titullin dhe ta sigurojë daljen në Evropë./FrontOnline/