Edhe Yll Limani nuk ka munguar në BBV.
Këngëtari shqiptar Yll Limani ka qenë si i ftuar special në BBV, ku ka argëtuar banorët me muzikën e tij, shkruan lajmi.net.
E duke qenë se vajza e Ilir Shaqiri ka talent në muzikë, nuk ka munguar as kërkesa e Ilrit që Ylli ta bëjë një bashkëpunim me Emilyn.
Mirëpo, përgjigjja e Yllit nuk ka qenë pozitive dhe arsyen për këtë e ka treguar në një emision.
Në një intervistë për “Top Albania Radio”, ai tha se do kishte patur dëshirë t’ia shkruante një këngë adoleshentes Emili, sepse në bashkëpunime është i vështirë.
Megjithatë, nuk e përjashtoi si mundësi. “I kam parë pamjet kur Ilirit ia vendosin këngën e gocës dhe normale që emocionohet, se është prind. Edhe unë emocionohem. Ajo ka një zë shumë të bukur”.
“Bashkëpunim? Nuk është se kemi diçka konkrete. Më shumë kisha patur qejf të kisha autorësinë e këngës së saj. Unë dua ditë, javë, ndonjëherë edhe vite që të më bindë dikush të bashkëpunoj, sepse jam shumë tekanjoz dhe specifik”.
“Unë krijoj rrallë për dikë tjetër, sepse personalisht nuk ndihem mirë. Ti shkruan diçka që të ka dalë nga shpirti dhe ia jep dikujt. Unë dua të jem në paqe me vete, sepse je duke i plotësuar dikujt ëndërr dhe duhet të kujdesesh për ta bërë sa më të bukur”, u shpreh Yll Limani.