Mbrëmë (e enjte) ka qenë nata e parë e ngjarjes më të madhe kulturore në vend, “Sunny Hill”.
Krahas Dua Lipës, performuan edhe një sërë artistësh të tjerë shqiptarë përfshirë këtu edhe artistin Ylli Limani.
Ky i fundit është shprehur i emocionuar pas performancës së tij duke shtuar se ka qenë një ëndërr.
“Sunny Hill Festival mbrëmë ka qenë ëndërr. Nuk kam fjalë. Faleminderit për dashurinë, zemra mal”, ka thënë ai.
Tutje në shkrim, krijuesi i hitit “Alkool” ka falënderuar bashkëpunëtorët që e kanë mbështetur që nga fillimi i karrierës.
Edhe ky edicion i “Sunny Hill” solli performanca nga më të ndryshmet e mjaft të veçanta.
U tha se për ngjarjen katër-ditore janë shitur mbi 20 mijë bileta.