Artistët e njohur shqiptare, Ylli Limani dhe Loredana Zefi, kanë prezantuar sot (e enjte) këngën e re “Kriminele”.
Projekti i dyshes së famshme është kompletuar edhe nga ana vizuale, me një klip të veçantë.
Teksti dhe melodia është realizuar nga Tonic & Denk, Ylli e po ashtu edhe nga Loredana.
Për ‘beat’-in u kujdes Bannzz x DjR Bejerholm, kurse ky i fundit e ka bërë edhe miksimin dhe masterizimin në bashkëpunim me Tonic.
Kënga tashmë e plotë gjendet në YouTube si dhe në platformat e tjera muzikore.
Artistja nga Ferizaj, e rritur në Zvicër, ka bërë gjithashtu një paraqitje të mrekullueshme.
Ky projekt besohet se do të pritet mirë edhe nga fansat dhe publiku.