Këngëtari, Yll Limani shpesh herë në rrjete sociale ndan video të ndryshme me fansat.
Këto video zakonisht janë qesharake dhe marrin vëmendjen e fansave të Yllit, shkruan lajmi.net.
Pra përmes një filteri të rrjeteve sociale, i cili i mundëson realizimin e videove apo fotove me personazhe të njohur, ai ka realizuar një “bisedë” me kamerë me yllin e futbollit, portugezin Cristiano Ronaldo.
Ylli është me gjyshen e tij, ndërsa dëgjohet ta “prezantojë” atë me futbollistin e njohur.
“Hey çfarë po bën, si je. Bëja me dorë Ronaldos. Gjysha”, pastaj gjyshja e tij e përshëndet me dorë.
Kujtojmë se Ylli para pak kohësh ka publikuar mini-albumin muzikor, i cili ka marrë vëmendjen e publikut.