Ylber Ramadani e ka regjistruar një fitore të madhe me skuadrënb e tij, Veljen në elitën e futbollit danez.
Në pasditën e sotme, Velje e mposhti Sonderjysken me rezultat 4:2, në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Daimarkës, shkruan FrontOnline.
Në këtë ndeshje që vlen për fazën “Play-Out”, Ramadani dhuroi asistim për Goncalves Sousas në minutën e 81-të të ndeshjes.
Ndryshe, ky ishte asistimi i tretë sezonal për futbollistin e Shqipërisë, i cili e ka edhe një gol të shënuar.
Vejle është në pozitën e 10-të dhe ka 36 pikë, ndërsa Sonderjyske dy pikë më shumë në vendin e tetë./FrontOnline/