Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Kanë u hap zyrtarisht mbrëmë nga Pedro Almodovar, Spike Lee, Jody Foster dhe Bong Jun-ho, dhe 24 filma do të garojnë për Palmën e Artë, transmeton FrontOnline. Emrat më të fortë të kinemasë botërore kanë përmbytur qytetin francez, i cili pasqyron një nga festivalet e filmit më të famshëm në botë. Përveç artit të shtatë, vëmendjen e publikut e tërheqin të famshëm dhe edicionet e tyre të patëmetë në tapetin e kuq.
Ndër të parët që u shfaq ishte aktorja franceze, fituese e Oskarit, Marion Cotillard me një fustan argjendi, asimetrik që është punuar nga shtëpia e modës Chanel.
Modelja Bela Hadid kishte veshur një fustan të bardhë të gjatë Dior me një tyl të zi që ndërthuret rreth qafës.
Karizmatikja Helen Mirren zgjodhi një fustan të verdhë midi nga marka italiane Dolce dhe Gabbana.
Andy McDowell dukej perfekte me një fustan shkëlqyes Prada.
E gjithë vëmendja ishte përqendruar te Farhan Bodi, dmth. veshja e saj me shumë tyl, e verdhë limoni.
Jessica Chastain zgjodhi një fustan elegant të gjatë të zi nga shtëpia e modës Dior./FrontOnline/