Shkencëtarët në Kanada kanë kryer hulumtime mbi ndikimin e personazheve publike në perceptimin e trupit të femrës. Hulumtimi i ri u krye nga Sarah McComb dhe Jennifer Mills nga Universiteti York në Toronto. Ata u treguan të anketuarve foto të femrave me figura të ndryshme, dhe trupat e Kim Kardashian, Kylie Janner apo Beyonce, të quajtura forma e orës së rërës, kanë ndikuar që femrat të ndjejnë pakënaqësi më të madhe me pamjen dhe peshën e tyre, shkruan “The Daily Mail”.
“Tendencat kulturore në mediat perëndimore inkurajojnë një lloj trupi të rrumbullakosur. Karakterizohet nga një vithe dhe kofshë e madhe, një bel i hollë dhe bark i sheshtë”, shpjegojnë ata në punën e tyre.
“Modelet me të pasme më të rrumbullakëta dhe kofshë të mëdha nuk ofrojnë një trup ideal më të shëndetshëm apo më real se trupat më të dobët. Përkundrazi, tendenca e re e figurës së rërës mund të jetë lloji ideal i trupit më të dëmshëm bazuar në të dhënat aktuale”.
Mund të ketë disa arsye për këtë zbulim, sipas McComb. Njëra është se ideali i një trupi të rrumbullakët tërheq një numër më të madh grash nga grupe të ndryshme etnike.
“Aktualisht jemi duke hetuar pyetjen nëse femrat përpiqen për këtë ideal, sepse besojnë se është më e lehtë për t’u arritur sesa e kundërta dhe pse ndihen të zhgënjyera nëse nuk e arrijnë atë”, tha ajo. Studimi është publikuar në revistën Body Image./FrontOnline/