Edhe viti 2021 nuk ka kaluar pa ndarje të shumta nga bota e shoubiznesit shqiptarë. Tashmë është bërë e zakonshme për çiftet e estradës tone t’japin fund lidhjeve të dashurisë edhe pse deri në momentin e fundit duken shumë të lumtur. Por ajo që bie më shumë në sy është mënyra se si ndahen këto çifte. Gati në asnjë rast ata nuk dalin publikisht me lajmin për ndarje, por mënyra e zakonshme është që ata të ndërprejnë ta ndjekin njëri-tjetrin nërrjet sociale dhe fshijnë të gjitha fotot që kanë së bashku. Ne ju sjellim disa nga ndarjet më të bujshme të këtij viti.
Pritej fejesa, por në vend të kësaj erdhi ndarja
Lidhja e re e reperit Cozman bëri bujë të madhe në media. Ai konfirmoi lidhjen e tij të re me një brune seksi, me të cilën pozoi në rrjete sociale.
E gjithë kjo fillojë pasi që një vajzë e quajtur Fjolla, postoi në foto me Cozman dhe ky i fundit e ripostoi në llogarinë e tij. Pasi e bënë publike marrëdhënien, Cozman filloi të publikonte të tjera imazhe dhe video romantike duke treguar se ka rënë në dashuri kokë e këmbë me Fjollën.
Gjërat mes tyre duket se u bënë serioze dhe lidhja është konsoliduar aq sa ata të dy shkuan për pushime me të afërmit e njëri-tjetrit. Por papritmas Cozman dhe Fjolla nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe asnjëri nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me këtë. Ata gjithashtu i kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin në Instagram.
Ndahen sërish Tea dhe Bearti
Ishin ndar dhe pajtuar disa here. Por çifti më i përfolur vitit 2021 momentit, Tea dhe Bearti përfundimisht janë ndarë nga njëri tjetri. Tea tregoi për ndjeksit e saj se nuk është e lumtur, se nuk e ka festuar ditëlindjen dhe se ndjehet e mërzitur.
Lajmin për ndarjen e mbështet edhe fakti se ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, duke treguar se lidhja e tyre ka marrë fund.
Dukeshin çift i lumtur derisa këndonin, por Rita dhe Fidani nuk janë më bashkë
Rita dhe Fidani është dyshja që u bë njohur gjatë periudhës së karantinës përmes rrjeteve sociale të cilët tashmë numërojnë miliona në këngët e tyre.
Kënga “Ty t’ka rritur nana” është ajo me të cilën ata i morën zemrën publikut. Por tani Rita dhe Fidani i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Indikacionet për ndarjen e tyre kanë ardhur pasi dyshja nuk po e ndjek më njëri-tjetrin në Instagram.
Në Instagramin e Ritës më nuk ka as një foto bashkë me Fidanin, ndërsa burime pranë qiftit kanë thënë së ekziston një krisje e madhe mes tyre.
Goditja e fundit ishte nga vet Fidani i cili lansoi këngën, “Sjena mo”, ku flet për dashurinë dhe ndarjen.
Ishin në prag të martesës, por papritmas u ndanë
Në muajin gusht të vitit të kaluar, ish-konkurrenti i “Big Brother”, Erion Zeqiraj, tërhoqi vëmendjen e mediave me propozimin super të veçantë që i bëri partneres së tij, Blerta Ligajt.
Ajo tha “Po” dhe lajmi i fejesës së çiftit bëri xhiron e rrjetit, ndërsa në Instagram nuk munguan edhe poza të ëmbla të Erionit dhe Blertës së bashku.
Prej pak kohësh ata kishin nisur të bashkëjetonin dhe tashmë ishin gati të hidhnin hapin e madh për marrëdhënien e tyre. Nuk e dihet çka ndodhur, por duket se dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies, duke marrë drejtime të ndryshme në jetë.
Erioni ka hequr të gjitha fotot me Blertën në llogarinë e tij në Instagram dhe nuk shfaqet më asnjëherë me të, ndërkohë që kjo e fundit e ka fshirë fare llogarinë e saj.
Melisa konfirmon ndarjen nga Andi
Andi dhe Melisa ishin çifti më “rezistent” nga shou “Përputhen”. Mirëpo, teksa gjithmonë dukeshin shumë të lumtur, ata janë ndarë papritur duke i habitur të gjithë.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur kaq papritur, por duket se ka mjaftuar për t’i dhënë fund lidhjes.
Dyshja nuk ndiqen më në rrjete sociale, e për më tepër Melisa ka lënë të kuptohet se i është vënë pika muhabetit. Fillimisht ajo ka postuar një shprehje, ku thuhet “Unë jam shumë e pastër për ty, apo për këdo tjetër”. Më pas ajo ka shkruar “Para se t’ja nisni të gjithë, dijeni s’dua pyetje! Ju vu pika muhabetit!”.
Dua Lipa i jep fund lidhjes 3-vjeçare
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe i dashuri i saj amerikan, Anwar Hadid, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 3-vjeçare.
Prej gjashtë javësh, ata nuk janë parë bashkë në publik. Burimet pranë çiftit pohojnë se dyshja po e rimendojnë të ardhmen e tyre së bashku dhe kështu e kanë vendosur për momentin të jenë në pauzë./FrontOnline/