×
  • Vip
  • Vip

    Yjet e estradës me probleme të shumta me ligjin gjatë vitit 2022

    FrontOnline
    02 Janar 2023

    Duket se yjet e estradës nuk janë vetëm për të na argëtuar me talentin e tyre, por ata dinë të na intrigojnë edhe me problemet që shkaktojnë me veprimet dhe paraqitjet e tyre. Edhe gjatë vitit 2022, shumë prej yjeve të estradës u përfshinë në përleshje të ndryshme, por gjithashtu bën edhe shkelje të ligjit me veprimet tyre, për çka shumë prej tyre përfunduan në pranga të policisë.

    Tallet me policinë, përfundon në pranga Dardi

    Policia ka prangosur ish-konkurrentin e “It’s my Love”, Dardin, për lajmërim të rremë dhe publikim të videos në Tik Tok.

    Në një video-incizim, të publikuar në Tik Tok, ai telefononon policinë kinse po raporton një rast, por ai raporton rrejshëm. Dardi me vendim të prokurorit ishte dërguar në mbajtje për 48-orë.

    Albina Kelmendi akuzohet se ka prishur një martesë

    Më në fund është zbuluar lidhja e dashurisë e Albina Kelmendit. Në fakt ka qenë vet i dashuri i saj, biznesmeni Valon Vataj ai i cili ka publikuar një fotografi me këngëtaren në New York, atje ku edhe kanë qëndruar disa ditë së bashku.

    Kjo fotografi vjen për ditëlindjen e Albinës ku çifti kanë zgjedhur Amerikën për ta festuar këtë ditë të veçantë për këngëtaren.

    Por mediat më herët kishin shkruar se Albina ishte fajtore prishjen e martesës së Valonit, i cili

    është baba i dy fëmijëve.

    Fjolla Morina i mbetet borxh 23 mijë euro agjencisë për pushimet në Maldive

    Fisnik Syla dhe Fjolla Morina, nga Dubai vendosen të shkonin në Maldive, për të kaluar pushimet e pranverës në vitin 2021. Por rezervimin e bënë nga atje, përmes një kompanie të fluturimeve.

    Në total ky pushim kushtoi hiç më pak se 23 mijë euro dhe parat u morën vesh se do të paguheshin me transaksion bankar.

    Por kur erdhi koha e pagesës, Fisnik Syla i dërgoi kompanisë një transaksion bankar, i cili rezultoi i falsifikuar.

    Butrint Imeri goditet me shishe në kokë gjatë koncertit në Nju Jork

    Këngëtari kosovar Butrint Imeri kishte mbajtur një koncert në Nju Jork, por jo gjithçka shkoi mirë.

    Gjatë koncertit ai pësoi një incident, ku dikush nga jashtë skenës e godet me shishe në kokë.

    Nuk dihet nëse ka qenë i qëllimshëm apo aksidentalisht ky incident. Në pamjet shihet momenti që Butrinti fërkon kokën, ndërkohë që më pas doli që nuk ishte diçka serioze dhe ai është mirë.

    Sigurimi e nxjerr me forcë Don Xhonin nga një restaurant

    Don Xhoni, është reperi më i përfolur i estradës shqiptare. Kohë më parë në “Tik Tok” kishte qarkulluar një video ku shihet sigurim  i një restauranti duke e nxjerrë me forcë reperin.

    Në këtë video shkruan se ngjarja ka ndodhur më 11 mars në qytetin e Brukselit. Lidhur me këtë ngjarje nuk ka pasur deklaratë nga Don Xhoni.

    Arrestohet këngëtarja shqiptare Elsa Lila

    Këngëtarja shqiptare Elsa Lila, është arrestuar në Itali. Ajo është kapur nga policia e Romës si pjesë e një grupi që trafikonte drogë, ku bëhet e ditur se grupi ishte i përbërë nga shqiptarë dhe italianë.

    Përveç këngëtares shqiptare janë të arrestuar edhe disa boksierë shqiptarë. Gjithsej në këtë operacion janë arrestuar 13 persona, ku i përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.

    Sulmohet nga fansi në skenë Melinda Ademi

    Artistja kosovare, Melinda Ademi ka përjetuar një sulm nga një fans në Vjenë të Austrisë.

    Incidenti ndodhi gjatë kohës sa ajo po performonte në skenë kur një nga publiku ia kapi këmbën dhe nuk e lëshonte, derisa Melinda ishte tërhequr pas dhe kishte reaguar menaxheri i saj i cili e kishte goditur personin me idenë e mbrojtjes së këngëtares.

    Ka reaguar edhe Melinda me anë të një postimi në “InstaStory” në Instagram ku ka shkruar se ka qenë moment i frikshëm kur ajo është kapur për këmbe.

    Arrestohet këngëtarja Fjolla Morina

    Këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar në Prishtinë. Ajo është arrestuar në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

    Morina ka pasur urdhërarrest ndërkombëtar, ku ajo ishte dënuar më 6 vite burgim nga Gjykata e Qarkut të Kukësit.

    Kujtojmë se Fjolla prej disa kohësh është në arrati, pasi u largua nga shtëpia ku qëndroi katër muaj në Kukës.

    Fjolla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

    Skandali “Dubai Porta Potty”, shumë emra personaliteteve të famshmeve shqiptare të përfshira në të

    Rrjetet sociale janë shndërruar në pasqyrë ku shumica nga njerëzit shfaqin jetën deri në detaje. Madje, për disa nga personazhet publike fansat po dinë më shumë për ta falë aktivitetit në rrjetet sociale.

    Jo rrallë disa nga emrat e njohur të estradës shqiptare janë përmendur për luksin e tepruar që shfaqin në imazhet që postojnë, kështu duke ngritur dyshimet se nga e gjithë kjo pasuri.

    Vlen të përmendim disa nga emrat e showbizit shqiptar që shpesh janë paragjykuar e vazhdojnë ende për shkak të udhëtimeve të shpeshta në destinacionet luksoze, e kryesisht në Dubai.

    Arta Elezaj, Arta Nitaj, Kejvina Kthella, Enca janë vetëm disa nga emrat më të rastistur në mediat rozë duke u kritikuar për luksin e tyre.

    Ato madje së fundmi janë prekur nga ironia që po iu bëhet në rrjetet sociale pas qarkullimit të videos “Dubai Porta Potty”, ku ka pas mjaft reagime, sidomos nga Enca dhe Kejvina, ku ato akuzohen për ushtrim të prostitucionit. Këto akuza janë mohuar kategorish nga ato.

    Çfarë është “Dubai Porta Potty”?

    Sipas një postimi të TikTok nga një përdorues, kjo tendencë ka bërë xhiron e saj në të gjitha llojet e mediave sociale së fundmi. I referohet një fenomeni ku modelet e Instagramit dhe ndikueset femra po marrin mesazhe nga meshkujt në Dubai, të cilët duan t’i paguajnë mijëra apo miliona dollarë për t’i kthyer ato në tualete njerëzore. Në këmbim të pagesës ato lejojnë që persona të tjerë te kryejnë “nevojat personale” mbi to. Burra tepër të pasur organizojnë festa të çmendura dhe paguajnë shifra të mëdha për të kënaqur këto kërkesa të pazakonta.

    I vendoset tritol biznesit të Noizyt

    Një shpërthim me eksploziv është regjistruar në lokalin në plazh në pronësi të reperit Rigels Rajku apo i njohur ndryshe si Noizy.

    Nga shpërthimi në lokalin e Noizyt janë dëmtuar xhamat në të dy katet e ndërtesës. Fatmirësisht nga shpërthimi në lokalin e Noizyt nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

    Kujtojmë se dy ditë më parë Noizy u përfshi në sherr me Kleviol Ahmetin (Cllevio Serbiano) . Thuhet se sherri ka filluar pasi ky i fundit ka folur kundër reperit në rrjete sociale.

    Arrestohet Don Xhoni

    Policia e Kosovës ka vënë në pranga reperin e njohur, Don Xhoni, pasi 22 vjeçarit i është gjetur një revole e tipit Zastava dhe disa fishekë.

    Rastin e kishte konfirmuar Policia e Kosovës për “Front Online”. “Sot rreth orës 15:15, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroj një revole të tipit Zastava, dhe gjashtë copë fishek, ndërsa është arrestuar i dyshuari  Xh. I, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhej në njoftimin e Policisë.

     “Fero” dërgohet për 30 ditë në paraburgim

    Gjykata e Gjilanit i kishte caktuar 30 ditë paraburgim reperit Feronit Shabani, i njohur në publik me nofkën “Fero”.

    Kjo ishte bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Gjykata e Gjilanit. “Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit F. Sh, pasi ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24.07.2022 rreth orës 17:00, në Rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në rrugë dhe vend publik, i pandehuri pas një mosmarrëveshje të rastit me të dëmtuarin E. E. i cili ishte duke dëgjuar muzikë dhe ishte i ulur ne veturën VW Golf 6 ngjyrë e bardhë si pasagjerë të njëjtin e sulmon fizikisht i pandehuri F. Sh., duke e goditur me grushte dhe shkelma disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, deri sa ndërhynë persona të tjerë të pranishëm për ta larguar të pandehurin”, thuhej në njoftim.

    Plagoset me armë Vali Corleone

    Një 22 vjeçare ishte arrestuar nga policia pasi dyshohej se kishte plagosur Vali Corleonen.

    E dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa në vendin e ngjarjes autoritetet e rendit e kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 40 fishekë./FrontOnline/

     

     

    Nga Rubrika
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....
    Vip14 Nëntor 2024
    Rovena tash e shumë ditë brenda qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend ka treguar se nuk dëshiron debat me Gresën...
    Vip14 Nëntor 2024
    Banorët po qëndronin në dhomën e gjumit teksa Arioni pati një pyetje për Sarën. Ai e pyeti atë specifikisht se çfarë mendimi...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për FrontOnline, ka thënë se nuk do të zbatohet përdorimi i doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”...
    Vip14 Nëntor 2024
    Banorët po qëndronin në dhomën e gjumit teksa Arioni pati një pyetje për Sarën. Ai e pyeti atë specifikisht se çfarë mendimi...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Mitrovicë, ku ka vizituar Kompleksin Social në Frashër,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, edhe në Skenderaj, Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit  të Doracakëve “Edukimi...
    Vip14 Nëntor 2024
    Ani pse tentuan të sqaroheshin, siç duket Ana dhe Kevin ende nuk i kanë mbaruar zënkat. Kevin e quajti fals një sjellje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, mbrëmë ka zhvilluar një darkë pune me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajorin Enrico Barduani. Siç njoftoi Osmani, në takim, veç...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.