Xuxi ka tentuar të sqarohet me Drilonin pasi spekuloi se i njëjti konsumon barna qetësuese.
Ai i tregoi rastin e një shokut të tij, i cili kishte qenë në depresion dhe ka konsumuar të njëjtat ilaçe për qetësim.
“Ky nuk është qetësues fiks, por ka qetësues, po të tregoj çka më ka thënë ai. Ai më ka thënë vëlla më ka qetësuar shumë!”, u shpreh Xuxi.
Driloni i tha se ato suplemente janë vetëm ushqime dhe nuk ka shanc të qetësojnë, transmeton klankosova.tv.
“Është si magneziumi. Xux edhe 20 copa me i pi kjo është ushqim nuk munden me të qetësu. Me qenë kështu i kish ndihmu shumë njerëzve”, tha Driloni.
Tutje Driloni u shpreh se nuk ia mori për të madhe deklaratën e Xuxit, por deshi që të dëgjoj reagimin e Leos.
Për më shumë detaje, ndiqni videon më poshtë: