Tre banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Xuxi, Driloni dhe Leo kanë pasur një përplasje të ashpër me akuza e kundër akuza ndaj njëri-tjetrit.
Gjithçka nisi nga një aludim i Xuxit i cili i tha Drilonit se Sara ka pasur pëlqim për Leon qysh në fillim të qëndrimit brenda shtëpisë së BBVK3.
Teksa u shpreh i bindur ai i tha atij se Leo mund t’ia marrë Sarën vetëm me një buzëqeshje, transmeton klankosova.tv.
“Me dasht ta merr Sarën nesër. Veç një buzëqeshje ta merr Sarën, parazitin. Se ajo vdes pas këtij , kallet, në dy javët e para e di çka i ka thënë këtij” i tha Xuxi.”
“A e din more sa na dojnë mu e Zarën me na pa bashkë jashtë, qysh bën be “pasha allahun” bën be në Allah thua Sara e do këtë”, u shpreh i habitur Driloni.
Deklaratën bombë të Xuxit e ‘konfirmoi’ edhe vet Leo i cili u shpreh se të njëjtës i kishte penguar edhe afrimi me Lelën.
“Prej fillimit më ka pëlqyer, i ka penguar që kam nejt me Lelën më thojke ju nuk përshtateni anej-knej”, tha ai.
Me ironi ia ktheu Driloni, duke i thënë se mos është dashur që ai të shkoj tek Lela ndërsa Leo tek Sara, ndërsa pati një thirrje për Lelën.
“Unë u dasht me shku te Lela ky të Sara?! Uuuu tash po e kuptoj lojën vëlla, paskam bërë gabim. Hajt se Lelë kur të dal jashtë dalim në Komoran më afër, e ti dil me Sarën”, i tha Driloni, Leos.
“O idiot!” iu kthye më pas Xuxi.
Për më shumë detaje nga ky debat i fortë, ndiqni videon e mëposhtme: