Prodhuesi kinez i smartfonëve Xiaomi zbuloi sot automjetin e tij të parë elektrik dhe menjëherë njoftoi synimin e tij për t’u bërë një nga pesë prodhuesit më të mirë të makinave në botë, transmeton FrontOnline.
I quajtur SU7, sedani është një model i shumëpritur që pritet të përfitojë sa më shumë nga një sistem operativ i përbashkët me telefonat e njohur të kompanisë.
Introducing #XiaomiSU7 Aqua Blue! Who’s falling for it? pic.twitter.com/eh8yipYMSY
— Xiaomi (@Xiaomi) December 28, 2023
Megjithatë, makina e bën debutimin e saj në një kohë kur tregu më i madh i automjeteve në botë po lufton me mbikapacitetin dhe ngadalësimin e kërkesës që kanë nxitur një luftë të madhe çmimesh.
“Duke punuar shumë në 15 deri në 20 vitet e ardhshme, ne do të bëhemi një nga pesë prodhuesit më të mirë të automjeteve në botë, duke u përpjekur për të ngritur të gjithë industrinë kineze të automobilave”, tha CEO Lei Jun në prezantimin e SU7./FrontOnline/