Tashmë shtëpia e Big Brother VIP Kosova ka gjithsej pesë finalistë zyrtarë.
Modelja nga Drenica, Xhylije (Xhuli) Nura dhe aktori i humorit Vedat Bajrami, janë dy prej konkurrentëve më të fortë dhe pretendentë për çmimin e madh.
Dyshja duket se edhe pse kanë pasur debate të vazhdueshme, në javën e fundit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin duke rregulluar raportet.
Madje në një video, e cila është duke qarkulluar gjithandej në TikTok, Xhuli shfaqet në një moment në banjë teksa ia puthë këmbët Vedatit në shenjë respekti.
Më pas ajo ulet në prehër dhe të dy së bashku bëjnë shenjën me dy gishta në formë të fitores, duke treguar se tashmë i kanë rregulluar raportet mes tyre.
Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova do të mbahet të premten, ku fituesi i edicionit të parë të këtij kompeticioni do t’i marrë 100 mijë euro. /Telegrafi/