Biseda në mes të Xhulit dhe Mbresës ka përfshirë tema nga më të ndryshmet, pa lënë anash edhe ngjarjen e ‘prankut’ të bërë nga kjo e fundit dhe Stresi,për rrobat e ardhura në shtëpi nga rep artisti Noizy.
Xhuli, duke mos e theksuar emrin e personit në fjalë dhe duke lënë në mëdyshje se kush është personi që ajo thotë se historinë e tij, pos saj “e dinë vetëm Stresi”, ka thënë se me të njëjtin ka qenë në njohje e sipër para se të hynte në Big Brother VIP Kosova.
“Unë kam pasur një histori me të që jemi pëlqyer me të. Kemi qenë në njoftim e sipër prej verës deri para se të hyj në BBVK. Unë ‘single’ kam hyrë dhe ‘single’ jam. Por, jam në njoftim e sipër me dikën tjetër dhe tek ai po koncentrohem”, ka thënë pos tjerash Xhuli.
Në anën tjetër, Mbresa përsëri ka mohuar ta njoh personin në fjalë, por më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.