Modelja nga Drenica, Xhuli Nura u rendit e treta nga pesë banorët finalist të Big Brother VIP Kosova – teksa çmimin e madh e fitoi reperi nga Shqipëria, Stresi.
Mes shumë reagimesh, një tjetër personazh publik, modelja Arbenita Ismajli ka shprehur zhgënjimin për humbjen e Xhulit.
Në një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Arbenita tha se në trojet shqiptare drejtësia asnjëherë nuk shkon në vend.
“Edhe një herë si çdo herë, drejtësia nuk shkon në vend në Shqipëri. Big Brother kishte vetëm një fituese dhe të gjithë e dimë kush e dha shembullin më të mirë aty…Me rëndësi është që dimë kush ishte e dashura e të gjithëve. Nga 0 te 100 për vetëm 3 muaj. Xhuli”, ka shkruar Arbenita.
Reperi nga Shqipëria do të fitoi 160 mijë euro nga 200 mijë sa ishte në total pasi nga 10 mijë do të ndahen për katër finalistët. /Telegrafi/