Personazhet më të komentuara të momentit padyshim janë banorët e “Big Brother VIP Kosova”.
Deklaratat e tyre komentohen shumë në media, shkruan lajmi.net.
Së fundi ishte Xhuli ajo e cila ka diskutuar me Anën lidhur me Kosovën dhe mundësitë për të punuar.
Sipas asaj në Kosovë, ka punë por nuk ka njerëz që duan të punojnë.
Madje ajo tregoi edhe rastin kur një shoqe e saj i kërkonte t’ia gjente dikë që të punojë pastruese për të me një pagë prej 350 euro.
E Xhuli u shpreh se i njoftoi disa shoqe të tjera të saj të cilat nuk pranuan.
“Më mirë 350 euro sesa asnjë, me iu bo barrë frajerit ose babës”, u shpreh Xhuli.