Banorët e Big Brother VIP Kosova, Xhuli dhe Stresi kanë shijuar gotat e mbushura me verë e tortat nga Fellini, ndërsa i janë përgjigjur dhe pyetjeve të ndryshme.
“Më thuaj disa detaje të vogla kur je në dashuri. Mi shpjego disa detaje të vogla kur bie njeriu në dashuri?”, ishte një pyetje e bërë nga Stresi për Xhulin.
“Isha duke fluturuar, asgjë nuk më ndalonte edhe gjithë bota të ishte kundër neve dyve ishte ‘fine’. Më mungonte edhe pse bashkëjetonim. Një njeri inteligjent dhe i respektueshëm e vlerësoj për atë kohë. Unë e dashuruar jam e çmendur dhe nuk ka asgjë në botë që nuk e bëj për atë person”, ka thënë Xhuli.
“Më ka marrë malli të shoh Xhulin e dashuruar sepse ka gjashtë vite që nuk kam qenë në dashuri, mos të mendoj vetëm për punë, por edhe të jem më e butë”, ka shtuar ajo.