Xhuli është njëra nga banoret më të komentuara në “Big Brother VIP Kosova”.
Mbrëmjen e kaluar ajo ka diskutuar me Vedatin dhe Dafinën lidhur me librat dhe rëndësinë e tyre.
Ajo ka treguar mënyrën se si kontribuon tek edukimi i fëmijëve të vëllezërve të saj, ndërsa ka zbuluar mënyrat se si i inkurajon ata për të lexuar.
“Unë fëmijëve të vëllait u jap nga dy euro sa herë që ata lexojnë një kapitull të një libri, e kanë konton në bankë ku ua qes. Unë insistoj që libri është suksesi i diturisë. Sa ma shumë që kemi librari në kokë, aq më të mençur bëhemi”, ka thënë Xhuli pos tjerash.
Lidhur me temën janë ndërlidhur edhe Vedati e Dafina.