Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli ka reaguar pas pyetjeve pikante të bëra nga Artani dhe Stresi, se “pse mbrëmë ajo nuk zgjodhi të flasë mbi kauzën e gruas”, gjatë rubrikës së rrëfimit në Prime.
Xhuli e ka marrë me sportivitet të gjithë situatën, derisa ka thënë se fakti që ajo ishte e nominuar për 13 javë rresht, do të thotë shumë për të.
“Ti po mundohesh me hy në debate, por s’ta jap atë shans. 13 javë e nominuar dhe e shpëtuar nga ju”, ka thënë ajo pos tjerash.