Xhuli Nura është kthyer në një prej personazheve më të komentuara të Big Brother VIP Kosova. Në rrugëtimin e saj drejt finales së madhe ajo shpesh herë bëri gafa me deklarata të ndryshme, por edhe u përfshi në shumë debate të forta me banorët e tjerë.
Por, ndonëse kanë mbetur dy ditë deri në finale e 17 marsit, Xhuli po vazhdon të flas për rutinën e saj ditore dhe këtë e bëri edhe së fundmi.
“Shumë rrallë më gjejnë në pizhame, së pari nuk kam pizhame hiç në shtëpi, hera e parë që kam blerë është kur kam ardhur këtu, unë gjithmonë fle zhveshur, ku është lezeti me fjet me rroba, flejë zhveshur si të ka falur Zoti”, u shpreh Nura.