Pas “prime-t” të mbrëmshëm të “Big Brother VIP Kosova”, banorët kanë shijuar darkën në oborrin e shtëpisë.
Por jo edhe Atdheu dhe Xhuli.
Ata kanë vendosur që kohë e tyre ta shpenzojnë ndryshe.
Dy banorët janë futur në xhakuzin e shtëpisë së “Vëllait të Madh”, situatë kjo që vjen pas deklaratave të sotme të kësaj të fundit, e cila ka shprehur simpatinë ndaj banorit të ri.
Dyshja janë parë goxha të afërt me njëri-tjetrin edhe tek pjesa e pishinës, teksa vihej re se po argëtoheshin pafund me njëri-tjetrin.