Finalistet e Big Brother VIP Kosova, Xhuli dhe Mbresa përderisa ishin të shtrira në sallonin e shtëpisë së “Vëllait të Madh” kanë luajtur lojën “shtete-kryeqytete”.
E kësaj radhe, intervistuese ishte Xhuli dhe Mbresa ishte ajo që duhej të jepte përgjigjet, teksa ato i dha me goxha sportivitet e shaka.
Mbresa qëlloi disa prej tyre, e disa prej tyre edhe nuk i ka ditur në ato momente, siç ndodhi me kryeqytetin e Italisë, për të cilin ajo tha se është Milano.