Laura Fazliu është kualifikuar në fazën gjysmëfinale të garës për Çmimin e Madh të xhudos, i cili po mbahet në Zagreb.
Xhudistja nga Kosova ka triumfuar në çerekfinale, derisa në gjysmëfinale përballet me kroaten Iva Oberan, shkruan FrontOnline.
Nga ana tjetër, Erza Muminoviq është mposhtur në çerekfinale dhe do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repsazhit.
Tutje, Fationa Kasapi është eliminuar në rundin e tretë, ndërsa Flaka Loxha është kualifikuar në çerekfinale./FrontOnline/