Erza Muminoviq është në rrugë të mbarë drejt sigurimit të medaljes në Zagreb.
Në garën për Çmimin e Madh të xhudos që po mbahet në Zagreb, xhudistja nga Kosova është kualifikuar në çerekfinale, shkruan FrontOnline.
Në çerekfinale, Erza do të përballet me italianen Kenye Perna.
Ndryshe, Erza synon medalje në kategorinë deri në 52 kilogramë./FrontOnline/