Në Therandë u zhvillua xhiroja e katërt në Ligën e Sportit Shkollor, ku kishte disa ndeshje mjaft interesante, përcjell FrontOnline.
Shkollat Fillore po i kushtojnë mjaft rëndësi kësaj lige, duke dhuruar sfida të bukura, ndërsa disa talente po dëshmojnë aftësitë e tyre në basketboll.
Kjo ligë organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor në Republikën e Kosovës.
Qëllimi i këtyre dy ligave (vajza dhe djem), është që të rritet numri dhe interesimi tek gjeneratat e reja për tu marrë me sport, nxitja e konkurrencës dhe frymës sportive te rinia dhe ofrimi i mundësive për identifikimin e talenteve të basketbollit.
Sistemi i garave do të jetë ai i ligës së plotë, sipas sistemit të Bergerit, ku të gjitha shkollat do të luajnë mes vete për të siguruar rangim më të mirë në katërshen e parë e cila do të luftojë për titullin e kampionit në Final 4, të organizuar në nivel republikan./FrontOnline/
https://www.facebook.com/kosovobasketballfederation/posts/1746732242173351?__cft__[0]=AZUtOI3g-wO5aYLpVGfJ_7UdBCC9f1x_uzCOnTlgjsvEna4oOoweK0nKp2MqnUGq3tJlfnGwVVbfJ7BEP3zSCIT_X_Xnw94WV9uz5goth-G8vGJrqQV3IpC4JNsgZXwxZln163J9XQChS3o0Q-ntGW0v&__tn__=%2CO%2CP-R