Xhiroja e 14-të e Superligës së futbollit do të mbyllet sot me një ndeshje derbi.
Drita dhe Llapi do të përballen mes vete në njërën prej dy ndeshjeve kryesore të kësaj xhiroje, krahas asaj Prishtina – Ballkani.
“Intelektualët” vijnë nga një seri pozitive prej tri ndeshjesh radhazi, plus atë të mbetur ndaj Suharekës.
Prandaj, ata do të mundohen t’i mbajnë pikët në shtëpi për ta vazhduar shkëputjen ndaj Ballkanit, që në këtë rast do të ishte 5 pikë.
Sidoqoftë, ekipi i Zekirija Ramadanit nuk do të ketë punë të lehtë pasi përballë do ta ketë Llapin, një pretendent për titull përkundër formës negative nëpër të cilën po kalon.
Ekipi i Tahir Batatinës nuk di se çka është fitorja qe gjashtë ndeshje dhe do të tentojë t’i japë fund kësaj serie të zezë me një fitore eventuale në Gjilan.
Sidoqoftë, sot na pret një ndeshje interesante, e cila do të nisë nga ora 13:00. /Gazeta Express/