Xhirimet e pjesës së shtatë të filmit “Mission Impossible”, u ndërprenë përsëri sepse dikush në shesh xhirimi kishte dalë pozitiv për koronavirus. Vazhdimi i xhirimeve me protagonist Tom Cruise është goditur nga një vonesë e gjatë për shkak të pandemisë, me xhirimet e ndaluara në fillim të këtij muaji ndërsa ekuipazhi që punon në film është izoluar, transmeton FrontOnline.
Sipas raporteve, xhirimi u ndal edhe një herë, dhe shumica po spekulojnë se mund të jetë për shkak të vetë Tom Cruise. Megjithëse nuk ka “prova”, njerëzit po “përgojojnë” për mungesën e 58-vjeçarit në xhirime dhe nëse kjo mund të ketë lidhje me ndalimin e xhirimeve.
“Xhirimet e filmit janë në pritje përsëri për shkak të koronavirusit. Dhe këtë herë, ata që punojnë në prodhim thanë se ata mendojnë se Tom mund të jetë një shkak i mundshëm i vonesës”, i tha një burim mediave të huaja. Thuhet se “të gjithëve në set u tha se regjistrimi u ndal përsëri për shkak të një rezultati pozitiv me virus. Dhe që nga ajo kohë, Tom nuk ka qenë në sheshxhirim asnjëherë”./FrontOnline/