Themeluesi i Gazetës Bota Sot, Xhevdet Mazrekaj e ka lidhur shefin e grupit parlamentar të LVV’së, Rexhep Selimin me terroristin që kishte sulmuar gazetën e tij në vitin 2002.
Mazrekaj në Facebook ka publikuar disa fotografi të realizuara tre vite më parë para Gjykatës Federale në Zvicër.
“Fotografi të realizuara tri vite më parë para Gjykatës Federale në Zvicër. Pjesëmarrës në seancën e gjykimit të personit, i cili më 27 shtator të vitit 2002 kishte dërguar në adresë të gazetës “Bota sot”, një granatë dore të prodhimit rus me fuqi të madhe shpërthyese dhe të përgatitur për eksplodim. Stafi i gazetës dhe familja ime shpëtuam mrekullisht”, ka shkruar Mazrekaj, duke thënë se 14 vite pas kësaj ngjarjeje policia zvicerane arriti të kapë dorasin dhe Gjykata Federale ia shqiptoi dënimin prej 10 vitesh burg.
Pak ditë pas këtij publikimi në Facebook, Mazrekaj ka postuar një fotografi në rrjete sociale ku personi i arrestuar për sulmin shihet me shefin e deputetëve të LVV’së, Rexhep Selimin.
“Çfarë informacione do të mund të jepte Rexhep Selimi, për terroristin në foto, I cili tentoi të bëjë atentat në zyrat e Botës Sot, dhe familjen Mazrekaj?”, ka thënë ai.
https://www.facebook.com/XhevdetMazrekajOfficial/posts/767720430453288