Ky edicion me gjasë do të jetë i fundit për Xherdan Shaqirin te skuadra e Liverpoolit.
Raportohet se futbollisti nga Kosova i ka treguar agjentit të tij se dëshiron të largohet nga “Anfield” këtë verë, shkruan FrontOnline.
“Football Insider” raporton se sulmuesi shqiptar është duke e shqyrtuar mundësinë e një transferimi diku tjetër në verë.
Lazio dhe Roma raportohet se janë momentalisht të interesuara për shërbimet e reprezentuesit të Zvicrës.
Duke qenë se ka pasur minutazh të ultë te Liverpooli, Shaqiri dëshiron një skuadër ku mund të luajë rregullisht./FrontOnline/