Xhensila Myrtezaj, në një intervistë që ka dhënë së fundmi, ka folur si rrallëherë për divorcin e prindërve të saj kur ajo ishte shumë e vogël.
Këngëtarja shumë e pëlqyer tregoi se gjatë asaj periudhe kuptoi se çfarë ishte jeta, ndonëse në një moshë kaq të re.
“Në fakt fëmijëria ime ka qenë paksa e pazakontë. Prindërit më janë divorcuar në një moshë të vogël timen. Ka qenë një periudhë sfiduese. Edhe pse fëmijë kuptova se çfarë ishte jeta. Ndoshta shumë më shpejt seç mund ta kishin bashkëmoshatarët e mi.
Kuptova që me sakrifica me dhimbje ti kupton se çfarë është jeta dhe çfarë të duhet në jetë. Familja, që unë e kam shumë të rëndësishme dhe unë e kam shume të shenjtë edhe sot e kësaj ditë, është objektivi më i rëndësishëm i jetës sime.
Nëse do i përulesha një njeriu në jetë, ajo është vetë nëna ime. Sakrificat e nënës sime kanë qenë të jashtëzakonshme. Tani që jam nënë, është instinkti që të bën më luftarake për fëmijën, krijesën që ke sjellë në jetë. Për mamanë time ka qenë shumë e vështirë.
Ajo ka kamufluar gjithmonë dhimbjen, vështirësitë në mënyrën më të mirë. Tani e kuptoj shumë më mirë, jam nënë vetë dhe kam përkrahjen e Besit në çdo kohë dhe përsëri është e vështirë mëmësia, mere me mend si është për një femër të vetme që ti sigurojë, ushqimin, edukimin e vajzave të saj.
Prandaj them se femrat janë më të forta se gjithçka që na rrethon”, tha Xhensila në “A live night”.