Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Xhemi Shehu ka qenë gjithmonë e rezervuar kur bëhet fjalë për intervistat.
Mirëpo, së fundmi, ajo ka bërë një përjashtim. Madje, ka folur dhe për jetën e saj private.
Xhemi sqaroi se nuk është ndarë nga bashkëshorti siç po përflitej, por ka bërë thjesht një batutë kur iu referua vetes si “ish-gruaja e Visit”.
“Ishte një batutë, nuk jam ndarë, pavarësisht se nuk kam unazat. I heq herë pas here kur dua të lyej duart me krem në darkë dhe harroj t’i vendos. Unazat janë thjesht aksesorë”, tha ajo.
Më tej, moderatorja foli edhe për prindërimin duke treguar marrëdhënien me dy djemtë e saj.
“Prindërimit nuk ia merr dorën asnjëherë. Fëmijët janë një zbulim i ri çdo ditë. Çdo ditë nxjerrin diçka të re. E gjej veten shpeshherë në situata që nuk di të sillem. Jam ‘tërhiq e mos e këput’, pra edhe duhet të jem liberale, edhe strikte”, tha Xhemi.