-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhemaili: Haradinaj dëshmoi pastërtinë e UÇK-së, ministrja e Jashtme deponoi materiale kundër UÇK-së

    FrontOnline
    28 Janar 2025

    Zëdhënësi i AAK-së, njëherit kandidat për deputet, Kushtrim Xhemaili, ka publikuar një qëndrim në rrjetet sociale, ku ka adresuar kritika të ashpra ndaj qeverisë aktuale. Xhemaili ka vënë në pah kontrastin mes ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe figurave aktuale në pushtet.

    “Ish-Kryeministri Haradinaj dy herë ka dhënë dorëheqje nga qeveria për të shkuar në Hagë dhe për të dëshmuar pastërtinë e luftës së UÇK-së. Ai doli faqebardhë, duke mbrojtur vlerat tona kombëtare. Në anën tjetër, ministrja juaj e tanishme ka deponuar materiale kundër UÇK-së në të njëjtën gjykatë,” ka deklaruar Xhemaili.

    Ai ka akuzuar qeverinë se po vepron në harmoni me Aleksandar Vuçiqin, presidentin e Serbisë, duke krijuar favore të ndërsjella. Xhemaili sugjeron se mbështetja për Vuçiqin po bëhet për t’i ndihmuar atij të portretizohet si viktimë në sytë e opinionit publik.

    “Ju po e dëshmoni hapur mbështetjen për Vuçiqin, që ai t’u thotë protestuesve se janë të nxitur nga Prishtina. Favor për favor. Pritni kur të del Vuçiqi në publik si viktimë. Por, siç po duket, po doni të bini bashkë me Vuçiqin. Gjatë e keni mbajtë njëri-tjetrin në pushtet,” shkroi Xhemaili në postimin e tij.

    Në fund, Xhemaili u drejtua drejtpërdrejt kryeministrit aktual, duke theksuar se qytetarët tashmë e kanë kuptuar lojën politike dhe të vërtetën prapa veprimeve të qeverisë. “Ta kemi hequr maskën dhe qeben, kryeministër,” përfundoi ai.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Shkurt 2025
    Tre të rinjë kanë humbur jetën tragjikisht sot pasdite në Jabllanicë të Gjakovës. Një objekt i pabanuar është rrëzuar papritmas duke zënë...
    Lajme02 Shkurt 2025
    Tre fëmijë kanë vdekur në Jabllanicë të Gjakovës. Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës,...
    Lajme01 Shkurt 2025
    Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj në një intervistë televizive u shpreh i bindur se qeveria do të...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202501 Shkurt 2025
    Elmi Reçica, kandidat për deputet nga PDK ka thënë se fshatrat Zaskoku, Doganaj dhe Plesina, patën entuziazëm dhe përkrahje të madhe për...
    Lajme01 Shkurt 2025
    I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në listën e tij nuk ka kandidatë me...
    Lajme01 Shkurt 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-31...
    Zgjedhjet 202501 Shkurt 2025
    I ftuar në emisionin "Oxygen" në Klan Kosova, Besim Dina e pyeti Bedri Hamzën për qetësinë dhe stilin e tij të komunikimit...
    Lajme01 Shkurt 2025
    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Oxygen” me Besim Dinën, ka treguar edhe për preferencat...
    Lajme01 Shkurt 2025
    Sonte është rapotuar se ka pasur gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë. Lidhur me këtë për Front Online janë deklaruar nga policia...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.